75 Mall Live Search
11:01 / E Diele, 30 Mars 2025 / Gj. Sh

Presidentja viziton BIK-un: Kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit.

Ajo uroi të gjithë besimtarët myslimanët, duke bërë thirrje që kjo frymë e solidaritetit të përcillet gjatë tërë vitit.

“Është nder që nga Bashkësia Islame e Kosovës të urojmë të gjithë qytetarët: Me fat Bajrami me shpresën që lutjet e tyre të jenë pranuar. Shpresoj që kjo festë, por edhe gjithë muaji i shenjtë i Ramazanit të jenë inspirim për të gjithë që kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit”, tha presidentja Osmani.