“Presim mbështetje edhe në Bazel”, Muharrem Jashari për ndeshjen ndaj Zvicrës: Kemi analizuar kundërshtarin

Sot Kombëtarja e Kosovës mbajti seancën e fundit stërvitore në Hajvali, para nisjes për në Bazel.
Muharrem Jashari, lojtari i LNZ Cherkasy foli për kamerat e FFK-së dhe tregoi se ekipi është gati për duelin ndaj Zvicrës, e rëndësishme për kualifikim për Kupën e Botës 2026, shkruan Indeksonline
“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Zvicrën. Atmosfera është e mirë dhe presim një rezultat pozitiv, pasi e kemi analizuar kundërshtarin në pikat e forta dhe të dobëta.
“Normalisht se në Zvicër na pret një përkrahje shumë e madhe dhe shpresoj të bëjmë më të mirën, të nxjerrim rezultat pozitiv dhe tifozët të jenë të kënaqur me paraqitjen tonë”, theksoi ai.
Ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë nesër paradite drejt Bazelit, aty ku do të zhvillojë edhe një stërvitje dhe më pas më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në stadiumin “St. Jakob-Park”./Indeksonline/