Presim një medalje tjetër sot nga Abu Dhabi, këtë herë nga Akili
Sot garimin do ta vazhdojë xhudisti Akil Gjakova, që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Gjakova, raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë të të ketë punë me indianin, Nilesh Balhara.
Dje, Majlinda Kelmendi i solli medaljen e artë Kosovës, ndërsa presim që me medalje të kthehet edhe Akili, shkruan Indeksonline.
Nesër do të garojë edhe xhudistja e fundit, Loriana Kuka./Indeksonline/