“Presim një ndryshim që duhet të ndodh”, voton Endriti, djali i Hashim Thaçit
Pasardhësit e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli sot kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
Që të dy votuan paraditen e së dielës në qendrën e votimit, saktësisht në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë.
Klestor Veseli, i shoqëruar nga nëna dhe vëllau, nuk pranoi të prononcohet për media. I shoqëruar nga nëna e tij ishte edhe Endriti, djali i Hashim Thaçit.
Ai për KosovaPress, tha se presin një ndryshim që duhet të ndodh.
“Presim një ndryshim i cili duhet të ndodh”, tha Thaci.
Sot në vend po mbahen zgjedhjet e parakohshme, ku qytetarët votojnë për të zgjedhur legjislaturën e re.
Ndërkohë, kujtojmë që gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ende duke vazhduar.

