75 Mall Live Search
20:13 / E Diele, 01 Janar 2023 / AR

Presin Vitin e Ri “heronjtë e heshtur” të Suharekës, rrëfime të padëgjuara më parë e premtimi i madh i kryetarit!

Derisa qytetarët pritën Vitin e Ri nëpër shtëpitë e tyre krahas familjarëve, janë disa heronj që pritën ndërrimin e motmoteve në krye të detyrës e u kujdesën që festimet të shkojnë në mënyrë sa më të mirë e pa incidente.

Bëhet fjalë për mjekët, policët e zjarrfikësit. Tek zjarrfikësit e Komunës së Suharekës për pak kohë ka qëndruar ekipi i Indeksonline.

Në vizitë u erdhi edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj i cili me atë vizitë nderoi e respektoi punën e tyre. Ata kujtuan bashkëpunimin mes tyre e padyshim nuk munguan as edhe fjalët e mira për njëri-tjetrin.

Kryetari Muharremaj për Indeksonline bëri të ditur se tani qëllim kryesor për zjarrfikësit ka një objekt të ri e me standarte evropiane.

“Zjarrfikësve çka iu kom premtu në mandatin e parë e kom realizu. Tash qëllim kryesor e kam një objekt të ri me kushte, me standarde evropiane… Kemi planifiku me qenë në Shirokë, kemi problem me pronën por do të mundohemi me realizu këtë objekt qe e kemi fol mëherët”, u shpreh ai.

Prezent ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mjedis dhe Emergjencë, Enver Shabani i cili ndau me Indeksonline përvojën e tij gjatë intervenimeve në Shqipëri, pas tërmetit të madh në disa pjesë të vendit.

Zv.komandanti i Zjarrfikësve në Suharekë, Halit Bytyçi i cili është edhe zjarrfikësi më i vjetër në atë njësi rrëfeu për historinë e formimit të Njësisë së Zjarrfikësve në Suharekë e ushtrimet që janë bërë gjatë asaj kohe.

Zjarrfikësi Blerim Makica mes emocioneve por shumë krenar tregoi se si është të jesh një zjarrfikës në Kosovë.

“Lodhje kemi pas, por kurrë nuk kemi hek dorë, ani pse jemi lodh e jemi rraskapit”, u shpreh i riu, Prijes Bajraktari i cili pa menduar dy herë veshi uniformën e zjarrfikësit e shkoi në Thumanë për intervenime.

Shikojeni videon e mëposhtme që ka përgatitur Indeksonline: