75 Mall Live Search
15:51 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / A. M.

Presion i hapur nga militantët e Srpska-s, video nga Shtërpca duke udhëzuar se si të votohet!

Parregullsi gjatë procesit të votimit janë shfaqur gjatë ditës së sotme në komunën e Shtërpcës.

Indeksonline ka incizuar pamje në qendrën më të madhe të votimit, shkollën fillore “Staja Markoviq”.

Militanti i Srpska-s, i veshur nën petkun e komisionerit, shihet qartë duke i marrë letërnjoftimet të moshuarve.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga disa komisionerë të partive shqiptare, të cilët, në kushte anonimiteti, i thanë Indeksonline-t se personi (në video) është i obliguar ta kryej punën e udhëzuesit nga Lista Serbe.

Ndryshe, ditëve të fundit është raportuar se Lista Serbe është duke luftuar në këto zgjedhje edhe për interesat e goranëve, boshnjakëve, romëve.

Synimi i partisë së Goran Rakiqit, që indirekt udhëhiqet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është që ta rrisë numrin e deputetëve të saj, nga 10 deri në 15.

Vlen të theksohet se 20 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës.