75 Mall Live Search
14:56 / E Hënë, 03 Mars 2025 / LB

Presioni i Kurteshit mbi vëzhguesit, Krasniqi: E papranueshme, këto ndërhyrje të ndalen menjëherë

Në një video të publikuar nga “Nacionale” shihet anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, teksa kërcënonte e i bënte presion një zyrtari të KQZ-së aty.

Në lidhje me këtë, Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim është shprehur se çdo përpjekje e anëtarëve të KQZ-së për të ndërhyrë në punën e komisionerëve dhe vëzhguesve, siç tha ai, është tërësisht e papranueshme.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se këto ndërhyrje duhet të ndalen menjëherë, siç u shpreh, për të garantuar integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve.