75 Mall Live Search
15:13 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Presioni ndaj Vuçiqit në Serbi: Marrëveshja me Kosovën të nënshkruhet në stilin e Kumanovës së 99-s!

Shoqata e Familjeve të Rrëmbyer dhe të Vrarë në Kosovë (Udruženje porodica kidnapovanih i ubijenih na KiM) me seli në Beograd, i ka dërguar një letër të hapur presidentit serb,  Aleksandër Vuçiq, 3 ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Ato kanë kërkuar nga Vuçiq që në bisedimet e 4 shtatorit në SHBA dhe ato të ardhshme në BE, të përcjellët propozimi se  Serbia njeh vetëm NATO-n, KFOR-in, UNMIK-un, EULEX-in në Kosovë dhe asnjëherë UÇK-në.

Sipas tyre, në rast se ka presion për nënshkrim të marrëveshjes, të bëhet vetëm në stilin e Kumanovës së vitit 1999, transmeton Indeksonline

UDRUŽENJE porodica kidnapovanih i ubijenih na KiM: NEĆEMO MOĆI DA  ZABORAVIMO NI OPROSTIMO! - Informer

“I nderuar President Vuçiq ,

Familjet e rrëmbyera dhe të vrara, viktimave serbe janë në dijeni që ju po përballeni me bisedime shumë të vështira dhe të vështira në Uashington.

Kjo është arsyeja pse ne po ju drejtohemi në emër të familjeve të viktimave, për t’ia përcjellë Hotit në ato bisedime, se Serbia njeh vetëm NATO-n, KFOR-in, UNMIK-un, EULEX-in në Kosovë dhe Metohi dhe se ne kurrë nuk do ta njohim UÇK-në – ISIS-in në Kosovë.

Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme mund të nënshkruhet vetëm nga Ushtria Serbe dhe KFOR, si në Kumanovë në 1999”. /Indeksonline/

Vucic: No reason to rejoice, Haradinaj's resignation politically motivated  move VIDEO - PoliticsEnglish - on B92.net