Presioni ndërkombëtar/ A do të lejohet organizimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë?

Qeveria e Kosovës po përballet me presion ndërkombëtar për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, të cilat do të mbahen më 3 prill.
Megjithatë në Qeverinë e Kosovës nuk janë deklaruar nëse do të lejojnë ose jo mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, por ai nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.
Në anën tjetër, pikërisht për këtë çështje, Këshilltari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti para tri dite.
“Telefonatë e shkëlqyeshme me Kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së i kane pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht. Falënderoj Kosovën për bujarinë e saj që priti afganët”, ka shkruar Chollet në Tëitter.
Në anën tjetër, zyrtarët serb kanë qenë të zëshëm në kërkesën e tyre për organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk ishte zmbrapsur pavarësisht presionit ndërkombëtar për të lejuar mbajtjen e referendumit për ndryshim të Kushtetues në Serbi. Referendumi ishte zhvilluar më 16 janar./Indeksonline/