Prestianni më në fund tregon të vërteten, ja çfarë i tha Viniciusit
Gianluca Prestianni më në fund ka treguar se çfarë i kishte thënë futbollistit të Real Madridit, Vinicius Jr.
Ai për UEFA-në ka deklaruar se nuk ka përdorur fyerje raciste siç pretenoi Vinicus, por një shprehje homofobe, shkruan IndeksOnline.
Argjentinasi tha se nuk e quajti atë majmun, por i tha “fagot”. Por edhe kjo konsiderohet fjalë fyese dhe ofenduese, sepse përdoret si sharje ndaj personave të komunitetit LGBTQ+.
Futbollisti i Benficas, Prestianni për këto fyerje mund të dënohet deri në 10 ndeshje moslojë, për shkak të rregullores së UEFA-s.
“Çdo entitet ose person që i nënshtrohet këtyre rregullave që fyen dinjitetin njerëzor të një personi ose grupi personash në çfarëdo lloj baze, duke përfshirë ngjyrën e lëkurës, racën, fenë, origjinën etnike, gjininë ose orientimin seksual, shkakton një pezullim që zgjat të paktën dhjetë ndeshje ose një periudhë të caktuar kohe ose ndonjë sanksione të tjera të përshtatshme”, thuhet në rregullore./IndeksOnline/

