21:18 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / AR

Pret binjakë, aktorja e famshme do të bëhet nënë në moshën 48 vjeçare

Hilary Swank dhe bashkëshorti i saj, Philip Schneider do të bëhen prindër. Aktorja 48 vjeçare ka zbuluar se është në pritje të binjakëve.

Aktorja e bëri me dije lajmin gjatë një interviste që dha për “Good Morning America”, teksa tha se ishte shumë e lumtur që po ndante lajmin e zgjerimit të familjes.

“Kjo është diçka që unë e kam dashur për një kohë të gjatë. Do të bëhem nënë dhe jo vetëm me një, por dy. Është shumë bukur të jesh në gjendje të flasësh për të dhe ta ndajmë atë”.

Ndërsa pret ardhjen e fëmijëve me Schneider, me të cilin u martua në 2018, ajo po përgatitet për rikthimin e saj në ekran.