75 Mall Live Search
13:33 / E Enjte, 02 Qershor 2022 / LB

Pretendimet për afera korruptive në institucione, Prokuroria thotë se ka nisur hetimet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me shkrimet e fundit të publikuara në media ku flitet për afera të ndryshme korruptive në institucione të ndryshme

Prokuroria Themelore në Prishtinë, të enjten e dy qershorit ka njoftuar se ka nisur procedurat e hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion.

Kështu është bërë e ditur nga prokuroria përmes një komunikate për media.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media ka pretenduar se ministrat, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka kanë keqpërdorur 1.1 milion euro.

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se lidhja e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it, ka qenë e kundërligjshme, përmes së cilës sipas saj është dëmtuar buxheti i shtetit.