Pretendohet se ka pasur të shtëna me arme zjarri në Zubin Potok

Mediat serbe kanë publikuar një video, ku sipas tyre ka të shtëna në Zubin Potok.
Videon e kanë marrë nga një faqe lokale që supozohet të shpërndajë informacione mbi komunën e Zubin Potokut.
Videoja e publikuar në “zubinpotokinfo”, me tekstin shoqërues se në zonën më të gjerë të Zubin Potokut kanë bërë jehonë një breshëri armësh dhe së paku një shpërthim.
Sot ka qenë dita e 16-të e barrikadave në veri të vendit derisa kryeministri Kurti ka bërë të ditur se pritja nuk do të zgjasë pafundësisht. /IndeksOnline/