75 Mall Live Search
15:34 / E Martë, 02 Shtator 2025 / Z S

Pretendon se u rrah nga policia, video tregon momentin e arrestimit në Hajvali

Qytetari N.M., nga Prishtina po pretendon që është sulmuar nga Policia.

Ai thotë se policia erdhi në shtëpinë e tij pasi që u lajmërua për zhurmë nga qytetarët. I njëjti u deklaron se u sulmua fizikisht nga policët që iu përgjigjen rastit, pavarësisht faktit se është i paralizuar.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline, shihet se si zyrtarët policorë mundohen që ta qetësojnë qytetarin.

Por si ndodhi rasti?

Fillimisht dy djemtë e Nexhmedin Makollit u përplasen në mes vete. Më pas në vendin e ngjarjes u paraqit një patrullë policore.

Qytetari për Indeksonline thotë se zyrtarët policorë i kërkuan që të shkonte me ta në stacionin policor për të dhënë deklaratë por që kjo u refuzua nga ana e tij.

Makolli thotë se pasi që refuzoi këkesën e zyrtarëve policorë, ai u sulmua nga ta, mirëpo video e dëshmon të kundërten.

Më tutje ai tha se është ankuar në IPK lidhur me rastin.

Indeksonline ka dërguar pyetje në drejtim të Inspektoratit Policor lidhur me rastin mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Për më shumë ndiqeni videon: