Pretenduan se kanë kontroll, tre persona grabitin autobusin në Gjermani

Tre persona ndaluan një autobus në Bavari dhe më pas grabitën pasagjerët, duke iu kërkuar para dhe dokumente.
Të dyshuarit dolën nga automjeti i tyre dhe bënë sikur po e kontrollonin autobusin rreth orës 3:40 të mëngjesit të së hënës në autostradën A93 në lagjen Kelheim.
Shoqata Bavareze e Kompanive të Autobusëve (LBO) deklaroi se ky rast është i izoluar dhe se nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.
“Nuk jemi në dijeni të ndonjë rasti të tillë ose të ngjashëm aktual ose të kaluar. Kjo vlen si për Bavarinë ashtu edhe për të gjithë vendin. Prandaj, ky është një incident plotësisht i izoluar, sfondi i të cilit duhet të përcaktohet ende nga autoritetet hetuese”, thanë ata.
Sipas informacioneve të BILD, të dyshuarit përdorën semaforët për të detyruar autobusin, i cili mbante dhjetë pasagjerë dhe një shofer, të dilte nga autostrada A93 në Bavari dhe ta ndalonte atë në një parking për udhëtarët.
Policia gjermane njofton se nuk ka të lënduar por nuk kanë informacione se sa para vodhën hajdutët.