75 Mall Live Search
14:59 / E Martë, 13 Gusht 2024 / L K

Prevalla po digjet, shteti “veshët në lesh”

Po bëhet gati një javë që bukuria e Prevallës po shkatërrohet. Dhjetëra-qindra hektarë po digjen nga zjarret që kanë kapluar këtë bukuri natyrore që nga java e kaluar.

Është e çuditshme dhe alarmante se si shteti ka futur “veshët në lesh” dhe nuk ka bërë asnjë perpjekje serioze për të shpëtuar këtë zonë nga shkatërrimi.

Turistët që ishin në Prevallë kanë ikur si pasojë e ndotjes së madhe të ajrit dhe rrezikut që po u kanoset nga ora në orë. Banorët janë të indinjuar nga veprimi i ngathët shtetërorë.

Në rast se nuk do të intervenohet në orët në vijim, vilat që ndodhen në këtë zonë rrezikojnë të digjen./Indeksonline/