Prezantimi i Statovcit për identifikimin elektronik që mori mbështetje të plotë nga Komisioni për Ekonomi

Deputetja Jeta Statovci, në cilësinë e kryesueses së grupit punues për shqyrtimin e Projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, ka prezantuar amendamentet e grupit punues.
Ajo thotë se këto amandamente patën mbështetje të plotë nga ana e Komisionit për Ekonomi.
“Ky ligj rregullon mënyrën e identifikimit dhe skemat e identifikimit elektronik; kushtet e përdorimit të nënshkrimit elektronik; vulës elektronike; vulës elektronike kohore dhe të pajisjeve për krijimin e tyre. Me qëllim të sigurimit të qasjes së sigurt, të besuar dhe pa ndërprerje në shërbimet publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, të gjithë personat fizikë dhe juridikë do të pajisen me Portofol të Identitetit Dixhital.
Pra, ky ligj krijon platformën që mundëson lidhjen praktike në mes palëve përtej kufirit, si dhe lehtëson barrën administrative për shumë institucione/biznese”, njoftoi Statovci./Indeksonline/