Prezantim i rremë si person zyrtar në aeroport, ndalet i dyshuari
Gjatë një kontrolli rutinë para terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, njësitë e sigurisë kanë ndalur një veturë me targa civile, drejtuesi i së cilës dyshohet se ishte prezantuar si person zyrtar. Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari një mashkull kosovar ka paraqitur dokumente që pretendonin autorizime zyrtare.
Verifikimi i menjëhershëm ka zbuluar se vetura është pronë e një kompanie private dhe se dokumentet e prezantuara nuk kanë qenë të vlefshme. Për këtë arsye, me urdhër të prokurorit kujdestar, është iniciuar procedurë penale ndaj të dyshuarit për prezantim të rremë si person zyrtar.
“ANP. Adem Jashari / 03.12.2025 – 10:30. Gjatë kontrollimit të rregullt para terminalit, një veturë me targa civile ishte prezantuar si veturë zyrtare, dhe i dyshuari mashkull kosovar drejtuesi i mjetit kishte prezantuar po ashtu dokumente zyrtare. Gjatë verifikimit ka rezultuar se vetura është pronë e një kompanie, ku me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj të njëjtit është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.

