75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / k.v

Prezantohej rrejshëm si polic për të ngacmuar një femër, pranga të dyshuarit

Është arrestuar një person i dyshuar në Prishtinë pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe shqetësuar një femër.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur me 22 dhjetor rreth orës 21 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti është hapur ngacmim dhe prezantim i rremë./IndeksOnline