75 Mall Live Search
08:50 / E Shtunë, 11 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Prezantohej si zyrtar policor, arrestohet për dhunim prishtinasi

Një person është arrestuar dje në Prishtinë.

Ai dyshohet se kishte dhunuar viktimën, kërcënuar e i ishte paraqitur si zyrtar policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

‘’Prishtinë 10.09.2022 – NN. Me datën 10.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare duke e kërcënuar, shantazhuar dhe duke u prezantuar si zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/