75 Mall Live Search
17:06 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Prezantohen BMW i8 Coupe dhe Roadster – tani me më shumë kuajfuqi

Më në fund janë këtu: BMW i8 Roadster dhe BMW i8 Coupe, të përditësuar dhe të gatshëm që ta godasin tregun vitin e ardhshëm.

Të dyja modelet duken shumë të ngjashme me i8 aktual, që do të thotë janë fantastike nga dukja.

BMW zyrtarisht tërhoqi mëndafshin për të dy modelet në LA Auto Show. Me një sistem të përditësuar të baterive, modelet hibride tani kanë nga 374 kuajfuqi.

Gama për ngasje në mënyrë elektrike është rritur në 53 kilometra në modelin Roadster dhe 55 kilometra në Coupe shkruan Indeksonline. Shtypja e butonit eDrive mundëson që makina të arrij 129 kilometra në mënyrë të pastër elektrike.

Shpejtësinë 0-100 km/orë Roadster e arrin për 4,6 sekonda – ndërsa Coupe për 4,4 sekonda.

Shënim: BMW mund të konsiderohet humbës ndaj Audi R8 dhe Mercedes-AMG GT, që në këtë rast ishte bërë një garë midis këtyre modeleve të reja. Kishte thashetheme që BMW i8 të kishte të paktën 400 kuajfuqi (nëse jo më shumë) por dulen të pavërteta. Me 374 kuajfuqi në këto modele të reja, nuk mjafton që të garosh me R8 dhe AMG GT. /IndeksOnline/