08:08 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Prezantohen programet në mbështetje të fermerëve të rajonit të Gjilanit

Komuna e Gjilanit ka ftuar të rinjtë nga Regjioni Lindor të merrni pjesë në “Konferencën me institucionet financiare dhe politikbërja” të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes – Regjioni Ekonomik Lindor.”

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me komunat e tjera nga Regjioni Lindor.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është të prezantohen programet në mbështetje të fermerëve të Regjionit Lindor.