75 Mall Live Search
07:18 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Prezantohen rezultatet e studimit të barrierave të sektorit prodhues

Oda Ekonomike e Kosovës do të prezantojë rezultatet e studimit rreth barrierave dhe mundësive të sektorit prodhues në vend, të identifikuara në kuadër të indeksit të klimës së biznesit për tremujorin e katërt të vitit 2017.

Ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendeve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore.