17:07 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Prezantohet 6 mujori i parë të këtij viti dhe Korniza Afatmesme Buxhetore e Ferizajt

U mbajt takimi me qytetarë për 6 mujorin e parë të këtij viti dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore, kryetarët e fshatrave e zonave urbane të kënaqur me investimet e Komunës

Sot, u mbajt takimi i Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu me qytetarë për të diskutuar të arriturat, sfidat, projektet e gjashtëmujorit të parë të këtij viti si dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023.

Dhjetëra qytetarë, kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane, mediave e shoqërisë civile për mbi dy orë diskutuan, parashtruan pyetje e ngritën çështje me rëndësi nga komuniteti ku jetojnë. Përgjithësisht u vunë në pah investimet që ka bërë Komuna e Ferizajt në të gjitha fshatrat e zonat urbane, për të cilën kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane falënderuan qeverisjen lokale.

Në hapje të diskutimit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi mbi punët, projektet e zhvilluara si dhe aktivitetet tjera që shënuan 6 mujorin e parë të këtij viti. Vend të veçantë zuri edhe njoftimi mbi menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19, për të cilën kryetari Aliu falënderoi për bashkëpunimin e ndërveprimin, kryetarët e fshatrave e zonave urbane.

Projektet që shënuan gjashtëmujorin e parë të 2020-tës ku vuri theksin i pari i Ferizajt, Agim Aliu ishin përgatitjet për ndërtimin e shkollës fillore në Talinoc të Muhaxherëve, punimet që po vazhdojnë në ndërtim edhe të shkollës së fshatit Zaskok e kështu do të nis edhe shkolla në rrugën “Sali Çekaj” në qytet. Poashtu, u njoftua se të parët në nivel vendi, hapëm Ambulancën Veterinere Shkollore, përfundimi i projektit unik, të vetmin në vend – sistemit antibreshër për të mbrojtur kulturat bujqësore nga fatkeqësitë natyrore. Për herë të parë në Kosovë, u shpërndanë 330 koshere bletësh të llojit më të avancuar. Gjithashtu, projekt me peshë strategjike është edhe ndërtimi i Fabrikës së Ujit në Talinoc të Muhaxherëve. U bë gjithashtu, asfaltimi i rrugicave të qytetit në kuadër të programit të përfundimit të infrastrukturën në zonën urbane siç janê rrugët “Gjon Serreçi”, “Xhemë Gostivari”, “At Nik Prela”, “Hajdin Matoshi”, shtresa e dytë të rrugës “Gursel e Bajram Sylejmani”, rruga 6 kilometërshe në Komogllavë, sinjalistika dhe kompletimi i infrastrukturës në rrugën “Sali Çekaj”, riasfaltimi i rrugës “E Reçakut”. Gjatë 6 mujorit të parë u rregulluan trotuaret në gjatësi afro 1 kilometër nga Xhamia e Kisha deri tek Teatri “Adriana”, duke mbjellë edhe drunjtë dekorativ si dhe planifikojmë riasfaltimin e rrugës për ta kompletuar në tërësi me sinjalistikën vertikale dhe horizontale, përfunduam projektin e rrallë, atë të fushave të pinpongut pranë kompleksit sportive “Bill Clinton”, po zhvillohen punime vazhdimisht në përfundimin e projekteve në ndërtimin e fushave të tenisit, renovimin e Bibliotekës, ndërtimin e Qendrës së Panaireve dhe Sporteve në Greme, Sallën e Sportit në Balaj, u nënshkrua gjithashtu marrëveshja për renovimin e 10 klasëve për parafillor dhe trajnimin e 75 edukatorëve nga Caritasi Zviceran sipas modelit më të avancuar të edukimit, përfituam projektin afro 1 milionë euro për ndërtimin e një çerdhe të re publike me mbi 2000 metër hapësirë e kapacitet pranimi prej 200 fëmijësh, po rregullojmë e zgjerojmë trotuaret nga objekti i ri i Komunës deri tek kryqëzimi i rrugës “Agim Matoshi” duke mbjellë edhe drunj dekorativ si dhe planifikohet riasfaltimi i rrugës për ta kompletuar në tërësi me sinjalistikën vertikale dhe horizontale, filluan punimet në projektin unik në mbarë vendin për ndërtimin e Parkut Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc e sot u hap Zyra e Zhvillimit Ekonomik – zotim elektoral dhe u përuruan investimet në modernizimin e infrastrukturës për shërbimet administrative të qytetarëve në ndërtesën e Komunës që në kuadër të saj të bëhet edhe transparencën e plotë financiare përmes sistemit të Free-Balancit.

Kryetari Aliu gjithashtu gjërësisht vuri theksin edhe mbi veprimet e ndërmarra gjatë pandemisë. Duke elaboruar masat e ndërmarra për mbrojtjen e shëndetit publik, të pranishmit përgëzuan qeverisjen lokale për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë në nivelin lokal.

Projektet madhore që janë të inicuara e që pritet të zbatohen së shpejti nga qeverisja lokale janë edhe ndërtimi i shkollës në fshatin Neredime të Epërme, ndërtimi i Sallës së Sporteve në Fshatin e Vjetër, ndërtimi i Qendrës Multifunksionale – Pallati i Kulturës në Ferizaj, rregullimi i Tregut të Gjelbër në Ferizaj, rregullimi teknik i komunikacionit me shenja ndriçuese, ndërtimi i pritoreve për udhëtarë, rregullimi i infrastrukturës rrugore për qasjen e personave me nevoja të veçanta, projekti për mbështetjen e bizneseve me pajisje përmes Fondit të Punësimit, projekti për ndërtimin e infrastrukturës turistike Te Pishat në fshatin Rahovicë (ndërtimi i shtigjeve të ecjes dhe ulëseve për vizitorët), asfaltimi i rrugëve në Jezerc, rregullimi i Tregut të kafshëve dhe strehimorja për qentë endacak e të tjera të cilat janë planifikuar, janë inicuar nga drejtoritë përkatëse, përfundimi i së cilave do të ndodh së shpejti, për tu shijuar nga qytetarët.

Elaborimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2021-2023, mundësitë buxhetore për përfshirjen e projekteve e bëri drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku, ndërsa të gjitha çështjeve, pyetjeve të të pranishmëve iu përgjigj kryetari Aliu dhe drejtorët komunal.