75 Mall Live Search
12:41 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Prezantohet ideja për projektin ‘Ndërtimi i Kompleksit Qeveritar’ në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë ka treguar se është miratuar versioni i projekt-statutit të shoqërisë aksionare ‘Trepça’.

Sipas tij, ky statut, do ta shndërroj Trepçën në kompani ligjore, transmeton Indeksonline.

Ai poashtu, ka treguar se para kabinetit qeveritar është prezantuar ideja për zhvillimin e projektit ‘Ndërtimi i Kompleksit Qeveritar’ në kryeqytet, pa shpenzime buxhetore.

Postimi i tij në facebook:

Në zbatim të ligjit për Trepçën, kabineti qeveritar ka miratuar versionin e ri të Projekt-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça”. Ky statut, që e shndërron gjigantin kosovar në kompani ligjore, sot i rikthehet Kuvendit për ta proceduar në seancën e 31 janarit. Në mbledhjen e sotme Qeveria ka aprovuar Strategjinë shtetërore kundër krimit të organizuar me planin e veprimit 2018-2022. Po sot, është aprovuar Raporti i Punës së vitit 2018 dhe Plani i Veprimit të koordinatorit nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2019. Me Programin Nacional për Rininë, i cili në qendër të vëmendjes ka nxënësin, synohet nxitja e kreativitetit dhe ideve të reja në sistemin tonë edukativ dhe kulturor, si dhe zhvillimi i aftësive garuese. Para kabinetit qeveritar, poashtu është prezantuar ideja për zhvillimin e Projektit “Ndërtimi i Kompleksit Qeveritar” në Prishtinë, pa shpenzime buxhetore./Indeksonline/