Prezantohet një projekt i madh për Fushë-Kosovën
Kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka prezantuar një projekt që parashihet të lehtësojë qarkullimin në këtë qytet.
Bëhet fjalë për ndërtimin e një rreth-rrotullimi në zonën industriale, përkatësisht të segmenti i njohur si “te Kastrati”, shkruan IndeksOnline.
Ky rreth-rrotullim do të lidhë rrugën “Dardania” me atë “Nënë Tereza”.
“Ky projekt ideor është konceptuar si pjesë e zhvillimit të infrastrukturës moderne në qytet, me dizajn funksional, ndriçim publik dhe sistem të qartë sinjalizimi. Me realizimin e tij, Fushë-Kosova do të fitojë një nyje të re rrugore që rrit sigurinë, efikasitetin dhe vlerën urbane të zonës” shkroi Osmani.
Ky është njoftimi i plotë i Osmanit:
Rrethrrotullimi në Zonën Industriale (tek Kastrati), që lidh rrugën “Dardania” me “Nënë Tereza”, është projekt i yni që do ta ndërtojmë për ta lehtësuar qarkullimin dhe rritur sigurinë në komunikacion.
Ky projekt ideor është konceptuar si pjesë e zhvillimit të infrastrukturës moderne në qytet, me dizajn funksional, ndriçim publik dhe sistem të qartë sinjalizimi. Me realizimin e tij, Fushë Kosova do të fitojë një nyje të re rrugore që rrit sigurinë, efikasitetin dhe vlerën urbane të zonës.


