07:14 / E Martë, 29 Maj 2018

Prezantohet raporti për keqpërdorimet milionëshe me blerjen e barnave

Instituti “Columbus” bën prezantimin e raportit “Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike – Blerjet e barnave të listës esenciale shumëfish më shtrenjtë sesa çmimet në treg”.

Ky raport nxjerr në pah keqpërdorimet milionëshe me blerjen e barnave të listës esenciale dhe materialit shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë, nga viti 2016.

Përveç prezantimit të versionit të shtypur të raportit, me këtë rast do të shfaqet edhe dokumentari “Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike” i realizuar nga instituti “Columbus”.

Pjesëmarrës në këtë prezantim do të jenë: ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përfaqësues të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, të Agjencisë Kundër Korrupsionit, të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, e përfaqësues të tjerë të institucioneve relevante në fushën e prokurimit të barnave.