10:04 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / OSH

Prezantohet rrejshëm si person zyrtar dhe ngacmon seksualisht një femër – arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Ngacmim seksual dhe prezantim i rrejshëm” që ka ndodhur dje në Mitrovicë.

Sipas raportit 24 orësh thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, duke ju prezantuar si ,, person zyrtar ‘’, ka ndaluar një automjet në të cilin ishin dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, këtë të fundit dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.

Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe i dyshuari mbetet në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi që i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.