Prezantohet Rudiger, refuzova Barcelonën për Realin

Pasi i kreu me sukses testet mjeksore, gjermani Antonio Rudiger, është prezentuar si futbollistë i ri i Real Madridit.
Së bashku me presidentin Florentino Perez, ata mbajtën edhe një konferrncë per media.
Rudiger do ta vesh fanellen me numër 22 te kampioni evropian.

Në konferencë, gjermani foli për disa tema, ku ndër të tjera tha se kishte ofertë nga Barcelona, por ai e dëshironte vetëm Realin.
“Kishte interes nga Barcelona, por unë i thashë agjentit tim se Madridi ose asgjë”, tha Rudiger, transmeton Indeksonline.
Ai foli edhe për përballjen Real Madrid – Barcelona në ‘El Clasico’.
“Është ndeshja më e madhe që ekziston dhe edhe pse është një ndeshje parasezonale që ne duam ta fitojmë. Jam i emocionuar ta luaj këtë lojë në vend që ta shikoj në TV.”
Rudiger zbuloi edhe kontaktet e para të interesimit nga Real Madrid dhe biseda me Carlo Ancelotin.
“Hera e parë që ata kontaktuan agjentin tim ishte në shtator të vitit të kaluar. Herën e dytë, në prill, kur fola me Ancelottin. Ky ishte momenti më i rëndësishëm, ishte në këtë moment që vendosa të luaja për Madridin.
“Ai më tha se mund ta ndihmoja shumë ekipin dhe se në moshën time mjafton. Sigurisht që e di që ka konkurrencë, është Madridi”, tha Rudiger./Indeksonline/