75 Mall Live Search
17:03 / E Martë, 24 Maj 2022 / AR

Prezantohet topi i finales së Champions League

Në “Stade de France” më 28 maj do të luhet finalja e Champions League në mes të Liverpoolit dhe Real Madridit.

UEFA me ketë rast e ka prezantuar edhe topin me të cilin do të luhet finalja.

Top i takon firmës “Adidas”.

Nuk ka shumë ngjyra dhe ka një mesazh “Peace” apo “Paqe” në mes.

Ky top përveç se do të shërbejë për lojë do të hidhet në ankand.

Paratë e mbledhura nga shitja do të jepen Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për t’iu dal në ndihmë refugjatëve.