75 Mall Live Search
16:48 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / L A

Prezantohet topi që do të përdoret në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve ka hyrë në fazën më të rëndësishme të saj.

Faza e eliminimit, çdo vjet ka prodhuar befasi, drama dhe eliminime të paparashikueshme në çdo fazë.

UEFA dhe Adidas, kanë publikuar edhe topin e ri të Ligës së Kampionëve.

Top ky që inspirohet nga kryeqyteti hungarez, Budapest i cili do të jetë edhe nikoqir i sivjetshëm i finales së madhe të kësaj gare.

Si çdo vjet, topi do të përdoret që nga faza e play-offit e deri në finalen e madhe në maj./IndeksOnline/