14:57 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prezantueset me puthje pasionante në buzë! “Çmendet” publiku (Foto)

Silvia Toffani dhe Ilary Blasi jane dy moderatore të emisionit “Verissimo” në Itali. Dy prezantueset janë puthur në buzë gjatë emisionit me të ftuar special pjesëmarrësit e “Grande Fratello VIP”.

Ato kanë nxehur atmosferën me veprimin e tyre duke shkëmbyer një “puthje pasionante” duke çmendur gjithë publikun.

Vetëm në pak minuta fotot e puthjeve kanë bërë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale dhe në media.

Ajo që bië shumë në sy është “shperthimi” i bashkëshortes së ish-kapitenit të Romës, Françesko Totti, bashkëshortja e të cilit e ka bërë rrugë tashmë një skenë të tillë në daljet e saj televizive.

Gjithsesi duhet thënë se skena që dhuroi gjatë spektaklit, ishte shume e nxehtë dhe nuk është diçka që e sheh përditë në transmetim live.