75 Mall Live Search
17:30 / E Hënë, 26 Shkurt 2024 / AR

Prezantuesi dhe partneri i tij gjenden të vrarë, dyshohet se krimin e kreu një ish- i dashuri polic

Policia australiane ka nisur kërkimet për gjetjen e trupave të një prezantuesi televiziv dhe të dashurit të tij, pas vrasjeve të tyre të dyshuara javën e kaluar.

Detektivët pretendojnë se prezantuesi Jesse Baird dhe Luke Davies u vranë nga një oficer policie në një shtëpi në Sidnej të hënën e kaluar.

Polici Beaumont Lamarre-Condon, i cili dikur ka pasur një romancë me Jesse Baird, është akuzuar për vrasje.

Zhytësit e policisë thanë se 28-vjeçari Lamarre-Condon mund t’i ketë lënë trupat e çiftit në pronën në Bungonia, pasi zhvendosi trupat e pajetë me një furgon të bardhë me qira nga skena e dyshuar e krimit në shtëpinë e Baird.

Pas vrasjeve të, efektivi dyshohet se ka dërguar mesazhe nga telefoni i prezantuesit duke u thënë miqve të tij po lëvizte në Australinë Perëndimore.

Një plumb që përputhej me armën e shërbimit të Lamarre-Condon u gjet brenda shtëpisë së moderatorit. Baird ka qenë prezantues dhe reporter në emisionin e mëngjesit të Network 10 Studio 10 derisa programi u mbyll në dhjetor, ndërsa Davies ishte stjuardes për Qantas.