75 Mall Live Search
17:25 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Prezantuesi i njohur e dinte që ishte homoseksual, por prapë u martua me një grua!

Ditë më parë prezantuesi i televizionit anglez që punon për ITV, Phillip Schofield, ka njoftuar se është homoseksual.

Ai përmes një postimi në Instagram ka bërë një deklaratë ku tha: “Unë jam homoseksual”, shkruan Indeksonline.

“Me forcën dhe me mbështetjen e gruas dhe vajzave të mia, jam pajtuar me faktin se jam homoseksual”, ka shkruar prezantuesi.

Kredia: Instagram

Tani ai ka thënë se e dinte se ishte homoseksual kur u martua në vitin 1993 me gruan e atij.

Por ai e mbajti sekret seksualitetin e tij nga gruaja me të ciliën ishte martuar, dhe kjo gjë e bëri që Steph të bëntë terapi.

Në fund, ai ka lavdëruar gruan dhe dy vajzat e tij për mbështetjen që i dhanë.

Një kohë, Steph mendonte se ishte biseksual, por më vonë u pajtua me faktin se është homoseksual./Indeksonline/

<figcaption class = 'imgFCap'> Phillip Schofield, në foto me gruan e tij Stephanie Lowe, ka dalë si homoseksual (Ian West / PA) </figcaption>