75 Mall Live Search
12:47 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prezantuesi i “TalkRadio” mbajti një telefonues që donte të vetëvritej derisa ambulanta e gjeti atë

Radio-prezantuesi Iain Lee mbajti një telefonues që donte të vetëvritet në shfaqjen e tij në linjë për gjysmë ore, ndërsa shërbimet emergjente e gjetën atë pasi ata zbuluan se kishte marrë një mbidozë.

Prezantuesi ka ndejtur në telefon dhe telefonuesi, i njohur vetëm si “Chris”, ishte duke iu përgjigjur një seri pyetjeve nga prezantuesi, pasiqë i kishte thënë atij se kishte marrë një koktej të drogave.

Thirrësi kishte thënë se vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe depresioni, i tha Lee se ishte në rrugë pranë një klubi nate, duke shtuar: “Unë dua të vdes, Iain”.

Komediani Lee, 45 vjeç, i cili rregullisht flet për problemet e tij të shëndetit mendor, duke përfshirë atë se si ai kohët e fundit ka përjetuar mendime vetëvrasëse pas ndaljes së ilaçeve kundër depresionit, u përgjigj: “njeri, unë e di që ju doni të vdisni, vëlla, por unë ju dua. Unë të dua. Ju mund të dëshironi të vdisni, por ne mund të flasim për atë nesër. ”

Duke e mbajtur atë duke folur dhe duke e pyetur për vendndodhjen e tij dhe pamjen se ku është, producentu i Lee i jepi detajet shërbimeve të emergjencës të cilët nxituan për ta ndihmuar atë shkruan Radio Urban Fm.

Telefonuesi, i cili tha se ishte gati 60 vjeç dhe kishte dëgjuar për shfaqjen e Lee-së për rreth një vit, tha se ishte pranë një klubi nate në Plymouth.