75 Mall Live Search
20:09 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / AR

Prezantuesi radiofonik dënohet me 3 burgime të përjetshme, kjo është arsyeja

Një prezantues radiofonik në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dënuar me 3 burgime të përjetshme pasi iu zbulua skema e tij piramidale, nëpërmjet të cilës u kishte marrë dëgjuesve të tij miliona dollarë.

William Neil “Doc” Gallagher u dënua pasi dhjetëra të moshuar dëshmuan kundër tij në seancën gjyqësore që zgjati 3 orë.

Secili prej dëshmitarëve kishte humbur 50 000-600 000 dollarë, të “investuara” në “Gallagher Financial Group”.

Disa prej tyre thanë se kishin shitur shtëpitë ose kishin marrë borxh te fëmijët.

80-vjeçari Gallagher reklamonte në radio të krishterë dhe promovonte biznesin e tij me libra mbi Jezusin dhe emisione radiofonike.

Nga klientët e tij ai ka vjedhur përgjatë një dekade dhe ka grumbulluar rreth 32 milionë dollarë.