Prezantuesja Alketa Vejsiu i lë pushimet për të votuar në Tiranë
Derisa sot në gjithë Shqipërinë po mbahen zgjedhjet lokale, shumë fytyra të njohura të ekranit dhe artistë kanë dalur për të dhënë votën e tyre, shkruan Indeksonline.
Një ndër ta është edhe Alketa Vejsiu, e cila njihet si një prezantuese mjaft e dashur për publikun shqiptarë.
Alketa pak orë më parë kishte publikuar fotografi ku shihej se ndodhej me pushime, mirëpo ajo është kthyer në Tiranë për ta kryer obligimin e saj kushtetues.
Në llogarinë e saj në Instagram, Alketa ka publikuar një fotografi ku ka shkruar: “U ktheva në Tiranë për të votuar!” /Indeksonline/

