75 Mall Live Search
23:35 / E Diele, 18 Korrik 2021 / AR

Prezantuesja amerikane e lumtur që ka fituar 1 milion funta nga uebsajti i pistë ‘OnlyFans’

Prezantuesja amerikane, Kerry Katona ka thënë që 1 milion funta i ka dhënë për shitje të fotove në llogarinë e saj në OnlyFans.

Ajo u shpreh se është krenare me këtë arritje të saj, transmeton Indeksonline.

Asaj nuk i intereson për paragjykimet e njerëzve, pasi ajo është në gjendje të investojë tek vetja falë parave që ka mbledhur.

Për ‘The Mirror’ ajo ka thënë se është e lumtur që pas falimentimit ka arritur t’i ketë sërish 1 milion funta në llogarinë e saj.

Ajo merr mesazhe nga më të ndryshmet nga njerëzit që duan të përmirësojnë jetën seksuale, dhe Kerry është si ‘terapiste’ për ta.

BGUK_2134483 - Londër, Mbretëria e Bashkuar - Kerry Katona duket me humor të mirë ndërsa bën një dalje me stil nga Morning Live TV në Londër me xhaketën e saj prej tartani.  Në foto: Kerry Katona BACKGRID MB 26 MAJ 2021 MB: +44 208 344 2007 / uksales@backgrid.com USA: +1 310 798 9111 / usasales@backgrid.com * Klientët e Mbretërisë së Bashkuar - Fotografi që përmbajnë fëmijë Ju lutem Pixelate Face Para Publikimit *

Kate u shpreh se ka kërkesa për të publikuar foto në këmbë fetish.

‘Disa janë burra dhe gra që më dërgojnë me sms çështjet e tyre të seksit dhe unë jam si një terapiste për ta – fantazia e tyre’ përfundoi ajo.

Sa i përket jetës private, ajo është e fejuar me Ryan Mahoney i cili i ka propozuar fejesë në gusht të vitit 2020./Indeksonline/