Prezantuesja amerikane sulmon Selena Gomezin: Është e sëmurë, e urren këtë vend

Komentatorja politike amerikane Megyn Kelly e quajti Selena Gomezin një person të sëmurë.
Selena Gomez shpërtheu në lot në një Instastory për shkak të veprimeve të fundit të Donald Trump, përkatësisht deportimit të emigrantëve, transmeton Indeksonline.
Më pas ajo e fshiu me shpejtësi videon nga Instagrami.
Ish-prezantuesja e Fox News-it, Megyn Kelly e quajti atë “të sëmurë” në podcast-in e saj The Megyn Kelly Show dhe e akuzoi atë për “urrejtje” të Shteteve të Bashkuara.
“Ajo nuk është mirë. Ajo është padyshim një person i paqëndrueshëm,” tha Kelly. “Meqë ra fjala, kushdo që merr telefonin e tij, qan dhe poston një video të vetes me lot është një person i sëmurë. Kjo është e sëmurë,” vazhdoi ajo./Indeksonline/