75 Mall Live Search
12:24 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Prezantuesja e njohur e mbajti të fshehtë shtatëzaninë, deri kur e lindi vajzën

Prezantuesja, këngëtarja dhe aktorja e njohur, Nicole Appleton, arriti ta mbante të fshehtë shtatëzaninë e saj nga të gjithë.

Ajo kaloi pothuajse të gjithë shtatëzaninë e saj duke u fshehur, ndërsa ndoqi gjurmët e Kylie Jennerit, e cila e mbajti të fshehtë Stormin deri sa e lindi.

Nicole shpëtoi nga fotografitë për tetë muaj, derisa e hodhi “bombën” për fëmijën e saj në një postim në Instagram, ku edhe i informoi fansat.

Ajo për herë të fundit, u pa në Londër gjatë korrikut në vitin e kaluar me të dashurin e saj ekzekutiv në Facebook, Stephen Haines.

Nicole, gjithashtu postoi një fotografi të vogëlushes së saj dhe shkroi disa fjalë.

“Pasi e fsheha shtatëzaninë time për 9 muajt e fundit, e cila ishte shumë e vështirë, më në fund po njoftoj se vajza jonë e vogël: “Skipper Hudson Haines, ka ardhur në jetë, Unë jam shumë e lumtur”, tha ajo./Indeksonline/