75 Mall Live Search
22:39 / E Enjte, 15 Janar 2026 / Z S

Prezantuesja e RTK-së shpërthen në lot teksa jepte lajmin për përkujtimin e masakrës ku ia vranë babain

Një moment i prekshëm u shënua sot gjatë transmetimit të lajmeve në RTK, kur prezantuesja Vlora Fetoshi nuk arriti të mbante lotët ndërsa raportonte për hapjen e Muzeut të Masakrës në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Krusha e Madhe mbetet një nga vendet më të prekura nga masakrat e luftës së Kosovës, ku Fetoshi ka humbur babain e saj në atë masakër.

Ndërsa jepte lajmin live, emocionet e saj dolën në sipërfaqe, duke treguar dhimbjen e thellë personale dhe rëndësinë e ngjarjes historike që po mbahej përkujtimore për viktimat./Indeksonline/