21:13 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prezantuesja e vë në siklet me pyetje provokuese Orinda Hutën

E ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”, ishte moderatorja e njohur dhe e shumë komentuar në media Orinda Huta.

Gjatë intervistës, Orinda foli për emisionin që po prezanton, dasmën me Turin dhe në fund u ndal edhe tek krijimi i familjes.

“Qofshi të lumtur gjithë jetën dhe me një beb sa më shpejt. Turi kështu ka deklaruar që po punonte intensivisht”, i tha Rudina.

Ndërkohë Orinda pa në ekran lajmin që Turi është shprehur se po punon 3 herë në ditë për fëmijë, dhe u vendos në siklet. “Presim që Zoti të na bekojë”, iu përgjigj Orinda Rudinës. E pyetur sa fëmijë do donte të kishte, Orinda u shpreh se dëshiron një familje të madhe.