75 Mall Live Search
13:42 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Prezantuesja shqiptare flet për energjinë e saj duke ekspozuar të pasmet (Foto)

Të paktë janë prezantuesit që kritikojnë dhe ua qesin të palarat artistëve tanë. është emisioni “Thumb” ai që nuk heziton të thumboj ata që prekën famën. Ndërsa njëra nga prezantueset e këtij emisioni, Aulona është vet ajo që sot ka provokuar përmes një fotografie të postuar në rrjetin e saj social Instagram, shkruan Indeksonline.

Aulona shihet në palestër duke bërë bërë ushtrime, ndërsa ajo në fokus ka vënë të pasmet e saj. Ndërsa përmes një statusi ka treguar edhe për energjinë e saj për tu marr edhe me gjëra të tjera përveç punës.

Ky është postimi i plotë i prezantueses:

Ku e gjen gjithe kete energji?! Kjo eshte pyetja qe me behet me shpesh! Me thene te drejten eshte pyetje shume e veshtire qe shpesh nuk di as vet si t’i pergjigjem! Mendoj se energjine e gjej tek deshira per te mos lene pa bere asgje nga gjerat qe dua dhe qe me ndihmojne te permiresohem fizikisht, shpirterisht dhe si njeri ne total. Ne darke, psh, me flihet shume gjume por nuk mund te fle pa lexuar disa faqe; eshte nje vendim qe e kam marre vite te me pare dhe perpiqem ta zbatoj gjithmone. Ne mengjes dua shume te fle dhe disa minuta me shume, por e di qe kur te zgjohem, me shume se sa ti gezohem atyre minutave te gjumit, do te merzitem per faktin qe kam lene palestren, keshtu qe cohem me vrap nga krevati per te bere gjene qe do te me bej te ndihem mire ne vazhdimesi, jo vetem per pak minuta. E keshtu me radhe, ka shume vendime te jetes se perditshme, qe jane te vogla ne dukje por qe te bera se bashku ndikojne ne mireqenien tone mendore, fizike e shpirterore. Une jam ne perpjekje te vazhdueshme per te permiresuar veten, jo per tu perfeksionuar; per te arritur standartet qe une i kam vene vetes, jo ato qe shoqeria vendos per ne! Ne momentin qe kuptohet kjo gje, me besoni qe jeta behet me e bukur! Kur je mire me veten, je mire dhe me boten qe te rrethon!