75 Mall Live Search
17:35 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prezantuesja shqiptare kërkonte sponzor! Biznesmeni 60 vjeçar i kërkon seks

E ftuar sot në emisionin “Boom” për të folur mbi temën e ngacmimeve seksuale ishte aktorja e njohur e humorit, Rita Lati e cila u shpreh se atë nuk e ngacmon njeri, por Rozën po, dhe nisi të tregoi një rast.

“Nuk e di nëse do jetë dakort Roza ta them, por unë do e them. Roza kërkonte sponsor dhe takon njërin që ishte 60 e ca vjeç, me barkun e madh. Ajo i flet për emisionin, ai i kishte kërkuar seks”, tregoi Rita Lati.

“Roza erdhi e traumatizuar, ishte e tronditur sesi ai ja kishte kërkuar troç ‘Të du për qejf, të du për seks’. Ishte shumë e tronditur dhe nuk i dilte nga mendja”, u shpreh aktorja.