10:21 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Prezantuesja shqiptare ndërron punë, por jo edhe profesion

Në fillim të sezonit që lamë pas, Anjeza Maja u largua nga programi “Në Shtëpinë tonë” në Top Channel për të nisur një eksperiencë të re në një tjetër lloj programi.

Maja u zhvendos në televizionin “ERTV” dhe moderoi projektin “E zgjidha”, një rubrikë që trajton kauzat sociale dhe që transmetohet çdo javë.

Por Anjeza nuk do të jetë e angazhuar vetëm me këtë projekt. Sot ajo ka zbuluar se do të kthehet në një nga programet më të dashur për shqiptarët, “Maratona e Këngës”.

Maratona është një ndër eventet më të rëndësishme që shëtit bashkë me këngëtarët më të mirë çdo qytet prej jugut në veri. Prej vitesh ky event është prezantuar nga Anjeza Maja, e cila do të na shoqërojë edhe këtë vit.

Çdo puntatë e “Maratona e Këngës” transmetohet në ekranine Tv Klan.