Prezantuesja shqiptare në Kanë, ndjek nga afër koncertin e Dua Lipës
Po vazhdon të mbahet edicioni i 72-të i Festivalit Ndërkombëtar të Kanës.
Shumë yje të muzikës, të filmit dhe artit në përgjithësi janë mbledhur në Francë për të marr pjesë në një prej festivaleve më të mëdha të filmit në botë, shkruan Indeksonline.
Edhe prezantuesja e njohur, Albana Osmani ka treguar se është bërë pjesë e këtij eventi, ajo në Kanë ka takuar edhe disa prej emrave më të njohur në botë.
Në një video të postuar në Instagram, Albana poashtu ka treguar se ka ndjekur nga afër koncertin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.
Përveç Duas, Albana është takuar edhe me supermodelen, Adriana Lima dhe yllin televiziv Kris Jenner./Indeksonline/