11:39 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Prezantuesja shqiptare uron 12-vjetorin e pavarësisë, kujton kohën kur Shqipëria dhe Kosova i ndihmuan njëra-tjetrës

Sot, Kosova shënon 12-vjetorin e pavarësisë.

Në lidhje me këtë prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Albana Osmani zgjodhi një mënyrë interesante për ta uruar 12-vjetorin e pavarësisë, shkruan Indeksonline.

Ajo kujtoi momentet kur Shqipëria i kishte ndihmuar Kosovës, gjatë kohës së luftës, dhe kur Kosova i ndihmoi Shqipërisë gjatë tërmetit në fund të vitit të kaluar.

“GEZUAR KOSOVE !! Gjaku nuk behet kurre uje. Kete vit dua te uroj permes kesaj fotografie , te te puth zemren e shpirtin”, ka shkruar ajo./Indeksonline/