18:07 / E Diele, 01 Gusht 2021 / AR

Prezent edhe KFOR-i, kjo është gjendja me zjarre në Zonën Industriale në Shirokë të Suharekës

Nga zjarri është përfshirë edhe Zona Industriale në Shirokë të Suharekës.

Zjarri atje ende është duke vazhduar, mirëpo pjesërisht është futur nën kontroll, mëson Indeksonline nga burimet brenda Policisë së Kosovës të cilët janë vënë në ndihmë.

Burimet e njëjta thonë se zjarri është ende aktiv pasi që po i ndihmon edhe era e fortë.

Në ndihmë të shuarjes së zjarrit janë vënë edhe shumë qytetarë dhe personel të kompanive që janë në atjë pjesë.

Po ashtu, prezente aty është edhe një patrull e KFOR-it të cilët janë duke e vëzhguar situatën./Indeksonline/