19:29 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prezervativët ua “shpëtojnë” jetën peshkatarëve të Kenisë

Peshkatarët në Afrikë përdorin mjete kontraceptive për t’u mbrojtur – por vetëm kur janë në oqean.

Derisa shumica e njerëzve prezervativët i përdorin gjatë aktit seksual, peshkatarët në Keni i përdorin për krejt diçka tjetër.

Në fakt ata i përdorin prezervativët si qese të najlonit në të cilët nuk depërton uji, dhe kështu i mbrojnë telefonat mobil sa herë që janë në ujë.

Këtë e bëjnë vetëm për një qëllim – që të mund të kërkojnë ndihmë në rast se mbesin në ujë kur dallgët e mëdha krijohen nga stuhitë.