PriFest nis sonte në Prishtinë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë – PriFest nis sonte dhe hapet me filmin “Ngryk”, të regjisorit Ilirjan Himaj.
Në edicionin e 17-të të këtij festivali, kategoria e filmave artistik të metrazhit të gjatë nga Ballkani vjen me 6 filma që rrëfejnë histori prekëse dhe dramatike për lirinë, dashurinë dhe identitetin. Me një përzierje premierash botërore, rajonale dhe vendore, kjo kategori pasqyron energjinë, diversitetin dhe shpirtin e kinemasë.
Përveç “Ngryk” nga Ilirjan Himaj- Kosovë, Shqipëri, në kategorinë kryesore të “PriFestit”, garojnë edhe filmat: “Emily” nga Ajola Daja- Shqipëri; “The pavilion” nga Dino Mustafiq- Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi; “Eternity Package” nga Magdelena Ilieva- Bullgari, Itali; “Burri i shtëpisë” nga Andamion Murataj- Shqipëri, Itali, Austri, Kroaci, Kosovë, Maqedoni e Veriut; dhe “Cycle” nga Erkan Tahhuşoğlu-, Turqi, Kosovë.